Arbëri

Osmani fton deputetët ta trajtojnë me prioritet peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ofruar përkrahje për peticionin e qytetarëve për projektligjin për parandalimin e  vetëvrasjes. 

Sot në Kuvend u dorëzua nga shoqëria civile peticioni me mbi 13 mijë nënshkrime. 

Osmani i ka ftuar deputetët që ta trajtojnë me prioritet këtë. 

“Në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë! Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje. Dorëzimi i sotëm nga shoqëria civile i peticionit për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, e me mbështetje të mbi 13000 qytetarëve, është hap i duhur në këtë drejtim.  I ftoj të gjithë deputetët e Republikës që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor. Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë”, ka shkruar Osmani në Facebook.