Arbëri

Osmani: FSK-ja, mbrojtëse e pakompromis e sovranitetit dhe integritetit territorial

Dita e Forcës

Foto: Driton Paçarada

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës, duke thënë se pjesëtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka shtuar se ushtarët e FSK-së janë mbrojtës të pakompromis të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. 

Osmani ka shtuar se heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme. 

“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani. 

Aktualisht Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kolumbi.