Arbëri

Osmani flet me të dërguarin francez për anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz

Presidentja Vjosa Osmani dhe i dërguari i posaçëm i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. 

Zyra e Presidencës ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës e edhe për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. 

Më tej thuhet se është diskutuar edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë, për çka Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën. 

“Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës”, thuhet më tej në njoftim.