Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar të mërkurën me senatorin republikan Thom Tillis në Washington D.C.
Ajo ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Jemi në Washington D.C. për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të vjetor të ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.
Ajo tutje ka shtuar se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim.
“SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, thuhet tutje.