Arbëri

Osmani: Finlanda gjithmonë krah Kosovës drejt së ardhmes euroatlanike

Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb

Presidentja Vjosa Osmani është pritur të mërkurën në takim nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb. 

Osmani ka falënderuar këtë vend për përkrahjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt së ardhmes euroatlantike. 

“Faleminderit për mikpritjen dhe për miqësinë, President Stubb! Finlanda ka qenë gjithmonë krah Kosovës - në ditët më të vështira dhe në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca. 

Tutje është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit midis dy vendeve në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët tanë.