Arbëri

Osmani: Evropa është e plotë kur të gjitha shtetet aspiruese i bashkohen

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e sheh Bashkimi Evropian si “fener vlerash” - vlera të cilat, siç ka theksuar ajo, Kosova i mbron çdo ditë.

Osmani është shprehur se Evropa do të jetë e plotë kur të gjitha shtetet që aspirojnë drejt saj do t’i bashkohen BE-së.

“Sot, derisa qytetarët e Kosovës i bashkohen evropianëve në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e plotë, e lirë dhe në paqe. Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha shtetet aspiruese dhe të përkushtuara i bashkohen BE-së”, ka shkruar ajo në platformën X.