Arbëri

Osmani e Rohde flasin për hapjen e Urës së Ibrit

Presidentja Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se në këtë takim është diskutuar çështja e hapjes së Urës së Ibrit. 

Osmani ka potencuar se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës.

“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit.