Arbëri

Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti me homazhe në Prekaz

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në largim, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas homazheve, krerët institucionalë kanë vendosur të mos u drejtohen mediave. 

Homazhet në Prekaz u bënë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti e Osmani më herët bënë homazhe edhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku shprehën mirënjohje për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit. 

Homazhe në Prekaz kanë bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se duhet qenë “të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë”.

Sipas tij, gabimet në rreshtim janë rrezik për themelet e shtetit.

“Nderojmë në Prekaz, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari, dhe me ketë nderojmë të gjithë të rënët për liri, të të gjithë brezave të kombit tonë shqiptar, njëkohësisht nga zemra iu uroj shqiptarëve kudo që janë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht ju uroj edhe aleatëve tonë të sigurisë, urime, sepse ata kanë pjesë, hise në pavarësinë tonë. Duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë, gabimet në rreshtim janë rrezik edhe për themelet e shtetit tonë”, tha Haradinaj.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani e Albin Kurti

Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja...