Presidentja Vjosa Osmani është pritur në darkë zyrtare të enjten nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se Osmani dhe Guerot në këtë takim kanë diskutuar mbi konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
“Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.