Arbëri

Osmani: Diaspora shihet vetëm si elektorat dhe para

Osman Osmani

Aktivisti nga Zvicra, Osman Osmani, ka thënë se diaspora nga partitë politike shihet vetëm për vjelje votash dhe jo për përfaqësim të denjë, si dhe për dërgesa të parave.

Ai në debatin në KTV për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka thënë se diaspora kërkon që të jetë e përfaqësuar në institucionet e Kosovës.

“Fushata ka nisur më herët edhe pse zyrtarisht veç që disa ditë. Ka pasur vizita të partive në diasporë e ka pasur themelime apo riaktivizime të selive. Retorika është deri diku irrituese. Shumë polarizuese dhe s’u përgjigjet nevojave të diasporës. Ne si diasporë nuk jemi duke u marrë parasysh edhe më tutje. Trajtohemi vetëm si elektorat dhe votë dhe si dërgesë apo si para. Si votë në kuptimin që nuk jemi të përfshirë edhe në përfaqësim por nga ne pritet të jepet vota. Në shërbim të vjeljes së votës dhe jo përfshirje të diasporës. Vetëm në funksion të vjeljes së votës. Ne jemi të interesuar të merremi seriozisht e t’i shërbejmë vendit”, ka thënë ai.

Nga diaspora janë regjistruar mbi 100 mijë votues për zgjedhjet parlamentare të shkurtit.