Arbëri

Osmani: Dënojmë ashpër sulmin ndaj kryeministrit sllovak

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, pasi u plagos me armë zjarri. 

Osmani e ka quajtur “të ulët” sulmin e së mërkurën mbi Ficon. 

“Ne fuqishëm i dënojmë këto akte dhunë që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar ajo në platformën X. 

Fico u qëllua disa herë me armë pas një takimi zyrtar. 


Kurti i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dhuna s’ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak i cili u qëllua me armë sot, 15 maj. 

“Lajme shumë shqetësuese nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar ai në platformën X. 

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar më tej. 

Kryeministri sllovak, Robert Fico, është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve që morri pak pasi mbajti një takim qeveritar. Ai u qëllua disa herë me armë zjarri.


Rama: Jam i tronditur me lajmin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është i tronditur me lajmin e atentatit ndaj kryeministrit sllovak, duke i uruar shërim të shpejtë.

“Jam i tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj kryeministrit të zgjedhor të Sllovakisë, një të mbijetuari të madh dhe miku të dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar”, ka shkruar ai në rrjetin social X.


Gërvalla i uron shërim të shpejtë kryeministrit të plagosur sllovak

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

Gërvalla ka bërë thirrje që autorët e ngjarjes duhet të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar ajo në “X”.

LEXO EDHE: