Arbëri

Osmani: Ambiciet shoviniste serbe sërish janë në skenë, na duhet unitet për t'i kaluar

Vjosa Osmani

Një ngjarje ku u mblodhën udhëheqësit e shtetit u mbajt edhe në Prizren. Aty u shënua 146-vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Sipas të pranishmëve, Dita e çlirimit të Kosovës dhe ajo e Lidhjes së Prizrenit simbolizojnë vendosmërinë e palëkundur për liri dhe pavarësi

Festë të dyfishtë e cilësuan 10 qershorin udhëheqësit e vendit. Në aktivitetin qendror për nder të shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk Konjufca, e shumë deputetë e përfaqësues të trojeve të ndryshme shqiptare, theks të veçantë iu dha edhe çlirimit të Kosovës. 

Në fjalim të saj, presidentja Osmani, kërkojë unitet që të mos lejohet përsëritja e historisë. 

"Kosova u çlirua nga forcat pushtuese, sepse pushtuese ishin por nuk do të kthehen më kurrë. Megjithatë, siç përsëritet historia, përsëriten edhe tendencat. Në ketë kohë të trazuar për vendin tonë ambiciet shoviniste Serbe serish janë ne skenë, me apetitet nuk i keni parë këto 25 vite. Prandaj përballë rreziqeve te sigurisë uniteti ynë do të shërbejë si forcë për të mbrojtur shtetin tonë nga tendencat shoviniste të shtetit fqinje”, tha Osmani. 

Osmani shtoi se dita e çlirimit të Kosovës dhe ajo e Lidhjes së Prizrenit simbolizojnë vendosmërinë e palëkundur për liri dhe pavarësi. 

Kryekuvendari Konjufca tha se Lidhja e Prizrenit e paraqet aksionin e parë simbolik dhe politik, ku u promovua interesi i shqiptarëve si një komb unik. 

"10-vjetori i Lidhjes se Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të Kombi shqiptarë, sepse kërkesa e delegatëve të lidhjes për bashkimin e 4 vilajete shqiptare në një vilajet te vetëm e paraqet edhe themelimin e atdheut politik mbi te cilin synohet të ndërtohet shteti shqiptar”, Konjufca.

E kryeministri Albin Kurti, tha në këtë ditë ishte hera e parë kur shqiptarët folën me një zë. E derisa i ngërtheu të dyja ngjarjet mes vete, ai kujtoi edhe dëmet që kishte pësuar trashëgimia kulturore gjatë luftës së vitit 98-99' në Kosovë.

"Sot kur po shënojmë.... nuk mund te mos kujtojmë faktin që ishte pikërisht lidhja e Prizrenit e cila u shkatërrua në mënyrë barbare nga forcat serbe si objekt i trashëgimisë kulturore ne mbrëmjen e 27 marsit forcat rrënuan këtë ndërtesë e edhe shtatoret”, tha Kurti.  

Sipas tij, përpjekjet e shtetit serb për të zhdukur gjurmët e historisë shqiptare nuk janë ndalur vetëm te vrasjet masive, por ka pasur si shënjestër edhe gjenocidin kulturor.

Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878.