Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, vlerëson se dialogu Kosovë – Serbi i lehtësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm.
Orav është takuar të martën në Prishtinë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe ia ka riafirmuar përkrahjen e BE-së për KFOR-in.
“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtare. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Orav në platformën "X".
Rutte vizitoi Kosovën të martën dhe u takua me krerët e shtetit. Ai në konferencë për media tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise.
Met with @SecGenNATO and @DepSecGenNATO yesterday during their visit to #Kosovo & reaffirmed the EU’s support for @NATO_KFOR.
In the face of geopolitical challenges, staying on the EU path is crucial.
The EU-facilitated Dialogue remains the only path to lasting stability.