Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, njoftoi se ka ngritur padi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me arsyetimin se ka thyer ligjin për ndërmarrjet publike.
Në emër të partive opozitare në Kuvendin Komunal, ai deklaroi se Kuvendi nuk do të funksionojë siç ka funksionuar më parë “sepse do të ketë bllokadë”.
“E denoncojmë publikisht Përparim Ramën për thyrje të ligjit sa i përket ndërmarrjeve publike. Më ky Kuvend nuk do të funksionojë siç ka funksionuar më parë sepse do të ketë bllokadë. Nuk e di pse ka asamblistë kur kryetari mundet t’i bllokojë vendimet e Kuvendit. Përparim Rama ka qenë pro shkarkimit të ndërmarrjeve publike, sepse bashkë kemi biseduar për këtë gjë, kurse pas seancës së 8 qershorit do e bllokon procesin. Ky është Përparimi juaj, këtu nuk përfundon, beteja nuk do të vazhdojë”, deklaroi Sveçla.
Kur kryetari Rama nisi fjalimin, asamblistët opozitarë bënë zhurmë për ta penguar dhe më pas lëshuan sallën.