Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila është caktuar për datën 8 qershor. Opozita nw kryeqytet po përpiqet t’i shkarkojë anëtarët e komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike që ishin emëruar nga Kuvendi Komunal, për t’i emëruar me njerëz të tyre.
Ndërmarrjet publike janë pika që të enjten do ta mbledhin kuvendin komunal në një mbledhje të jashtëzakonshme.
Është opozita e udhëhequr nga Vetëvendosje që po kërkon shkarkim të aksionarëve të LDK-së e PDK-së dhe po kërkon t’i zgjedhë aksionarët e rinj nga Kuvendi Komunal.
Përfaqësues të Vetëvendosjes kërkesën që ia kanë paraqitur kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupina. E kanë arsyetuar se kjo vjen si pasojë e parregullsive dhe shkeljeve të njëpasnjëshme të Ligjit nga ndërmarrjet publike në kryeqytet. (KERKESA).
Valmir Ilazi, përfaqësues i INPO-së, organizatë kjo që e bën monitorimin e punës së Komunës së Prishtinës, thotë se kjo gjë mund edhe të shpjerë deri në krisjen e koalicionit LDK- PDK.
Tutje, ai thotë se ndërmarrjet publike në Prishtinë kanë nevojë për reforma dhe menaxhim më të mirë.
KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga zyrtarët komunalë, e edhe nga opozita.
Mirëpo, ata nuk kanë pranuar të deklarohen në lidhje me këtë gjë.
Mbledhja të enjten i ka dy pika të rendit të ditës, njërën për shkarkimin e aksionarëve dhe tjetrën për emërimin e aksionarëve të rinj.
E në bazë të ligjit, Kuvendi Komunal i cakton dy aksionarë, ndërsa aksionarin e tretë e cakton kryetari i komunës.
Kësisoj, aksionarët caktojnë bordin, e më pas bordi i cakton udhëheqësit e ndërmarrjeve.