Me kritika për mosardhjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke vazhduar Komisioni për Intergirme Evropiane.
Deputetë të opozitës thonë se ai e ka obligim të vijë e të raportojë në këtë komision, edhe pas 3 ftesave që i janë bërë.
Deputetja Blerta Deliu e ka quajtur papërgjegjësi mosardhjen e tij.
Ai ka thënë se është në interes që ministri të raportojë, duke shtuar se ministri i Brendshëm nuk ka qenë as në seanca plenare.
“Po i them se duhet të vijë në komision dhe është përgjegjësi e ministrit të vijë”, ka thënë ajo.
Deputetja Fjolla Ujkani ka thënë se ministri gjendet jashtë vendit gjatë kësaj jave.
Deputetja Time Kadriaj ka thënë se edhe ky sesion do të fillojë me mungesa të llogaridhënies së ministrave.
“Është papërgjegjësi totale e Qeverisë karshi kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.
Deputetja Rrezarta Krasniqi ka thënë se ministri është ftuar prej vitit të kaluar, për tema që kanë të bëjnë me zbatimin e MSA-së edhe temat evropiane.