Krenar Xhaferi, Donjeta Dragusha, Doruntinë Maloku, Florian Dushi dhe Izet Sadiku, janë drejtorët e komunës që ia kanë mësyrë garës për deputet në listën e LDK.
Garës i janë futur edhe dy nënkryetarët Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku.
Ata do t’i ushtrojnë pozicionet e tyre deri në fund të muajit dhjetor.
Opozita në kryeqytet po hedh akuza ndaj tyre duke thënë se të njëjtit po i lënë anash punët në kryeqytet, duke u marr me fushatën e tyre për zgjedhjet qendrore.
Leutrim Retkoceri nga PDK, thotë se kryetari do të duhej të vendoste nëse janë drejtor apo kandidatë për deputet, sepse fokusiu i tyrejaneë zgjedhjet qendrore, jo punët komunale.
“Kryetari do të duhej të vendoste nëse ata do të jenë drejtorë apo kandidatë për deputet. Pasi dihet që fokusi i tyre janë zgjedhjet qendrore dhe jo punët e komunës, jo që kanë pasur një performancë të mirë, mirëpo mendoj që kryetari i komunës të merrte vendim për largimin e tyre nga detyra pasi ata janë duke marr pjesë në garën për deputet ose realizimi i premtimeve në kryeqytet është mbrapa por kjo do ta hendikepojë përformancën e komunës për çka janë të emëruar ata drejtor, jemi duke parë që pozitat e kryeqytetit po shfrytëzohen për të kaluar në karriget e deputetit”.
Retkoceri ka thënë se projektet e mëdha në kryeqytet nuk janë duke u përfunduar.
Këtë gjë po e kundërshton drejtori për investime kapitale Krenar Xhaferi.
Ai deklaroi që është duke e vazhduar dinamikën e punimeve pavarësisht fushatës.
Nënkryetari Alban Zogaj i ka quajtur idotizëm deklaratat e Retkocerit, duke shtuar që punët në kryeqytet po vazhdojnë.
“Unë nuk i komentoj këto gjëra idioteske, edhe nga ana e opozitës që janë shumë të ulëta. Nëse ka thënë PDK-ja ose LVV-ja të gjithë janë në listë ka ministra e edhe në komuna të tjera kabinetet qeverisëse po kandidojnë. Partitë fusin në listë njerëzit më të mirë për të kandiduar për deputet në parlamentin e Kosovës. Ky është një idiotizëm i madh që po bëhet nga partitë opozitare në kryeqytet. Punët në kryeqytet po vazhdojnë të kryhen dhe nuk bëhet fjalë për neglizhencë”.
Përveç drejtorëve në garë për karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës janë asamblistët Jeta Rafuna dhe Fitnete Bejta.
E po ashtu edhe kryeshefi i ndërmarrjes komunale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.
Në baze të ligjit për zgjedhjet lokale anëtaret e kuvendit komunal në momentin që zgjidhen deputet duhet të japin dorëheqje nga postet paraprake.