Arbëri

Gjendet fëmija i humbur në Gjilan

kerkim-shpetim

E përditësuar më 28.04.2025 në 08:15 - Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka gjetur fëmijën që të dielën është raportuar i humbur. 

“Fëmija është gjetur dhe është i sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre. Njoftimi për gjetjen e tij është bërë të dielën pak para mesnatës. 


Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) njoftoi se ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një fëmije të zhdukur në Gjilan.

Shoqata njoftoi të dielën në Facebook se ekipet janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin e tij.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur. Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës. Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.