Arbëri

O’Brien në Qeveri, Kurti e pret në takim

James  O’Brien pas takimit me Albin Kurtin

Foto: Alban Bujari

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James  O’Brien është pritur në Qeveri nga kryeministri Albin Kurti. 

O’Brien ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, i cili paraprakisht ka shkruar për ardhjen e O’Brien, duke thënë se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në këtë rol. 

“Presim me padurim të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyç bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.

Takimi mes O'Brienit dhe Kurtit zgjati rreth dy orë e gjysmë. 

O’Brien e viziton Kosovën një ditë pasi që ka qëndruar në Serbi.  

Foto: Zyra e Kryeministrit

Gjatë qëndrimit atje ai ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik serb duke thënë se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.

O’Brien ka deklaruar se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.
 

Lexo përditësimet tjera
James O'Brien dhe Albin Kurti

Kurti sot pret në takim ndihmëssekretarin O’Brien

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot në orën 15:00 kryeministri Albin Kurti do ta presë...