Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka thënë se në bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar për çështjen e rregullores së BQK-së e po ashtu edhe për dialogun.
O’Brien ka thënë se është diskutuar “rëndësia që Kosova të zbatojë rregullore monetare nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët”. Po ashtu ka përmendur edhe dialogun si dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Telefonatë e mirë sot me presidenten e Vjosa Osmani. Ne diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare për përfitim të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë edhe komuniteti i pakicës serbe dhe që palët t’i përmbushin të gjitha detyrimet e dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka shkruar O’Brien në platformën “X”.
Good call with @VjosaOsmaniPRKS today. We discussed importance of 🇽🇰 implementing monetary regs so as to benefit all Kosovan citizens, including the Serb minority community, & for parties to fulfill all EU Dialogue commitments – for 🇽🇰 this includes the ASM.