Arbëri

Nxehtë edhe sot

Mot i nxehtë

Foto: Alban Bujari

Temperatura të larta do të mbizotërojnë edhe të mërkurën në Kosovë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në parashikimin e javës është thënë se temperaturat minimale sot (19 qershor) do të lëvizin mes 13 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri 34.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit.

Temperatura verore janë duke mbizotëruar qe disa ditë. Në paralajmërimin e motit, IHMK-ja ka rekomanduar që njerëzit të shmangin rrezet e diellit nga ora 10 deri në 16. Këto temperatura konsiderohen të papërshtatshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.