Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 46.19 për qind e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, janë numëruar 1170 vendvotime nga 2533.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 9 komuna: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Në orën 16:00 ka nisur numërimi edhe në Mamushë.
Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.