Arbëri

Njohja e Kosovës, Kenia thotë se Pacolli shkoi atje si i deleguar i Osmanit

Pacolli

Republika e Kenias e ka njohur shtetin e Kosoës, duke u bërë shteti i 118-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmin fillimisht e bëri të ditur ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili publikoi pamje nga ceremonia e nënshkrimit të vendimit nga presidenti i Kenias, William Ruto. Më pas, presidentja Vjosa Osmani e konfirmoi njohjen.

Megjithatë, në një postim në platformën X të Ministrisë së Jashtme të Kenias thuhet se Pacolli ishte aty si i dërguar i posaçëm i presidentes Osmani.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit. Prandaj, presidenti William Ruto sot takoi të dërguarin e posaçëm të presidentes Vjosa Osmani, Behgjet Pacolli, në Presidencë në Nairobi”, thuhet në postimin e ministrisë së Kenias.