Njëri prej të dyshuarve për spiunazh, është dëshmitar i një rasti në Hagë, ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha.
“Është dëshmitar i prokurorisë që ta dini ju edhe ne Hagë, rastin në Prokurori, ai na tha neve publikisht, unë e thash në seancë”, ka deklaruar Berisha, mbrojtës i B.Sh.
Berisha ka thënë se klienti i tij mendon se po persekutohet nga biznese si rezultat i punës së tij të mëhershme.
B.Sh. dhe M.Q. dyshohen për spiunazh. Ndaj tyre të enjten u caktua masa e paraburgimit prej një muaji./BetimipërDrejtësi