Ka nisur sot zhbllokimi i pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, në bazë të marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për targat.
Ekipet e KOHËS të cilat po qëndron në këto dy pikë kalime kufitare kanë bërë të ditur se njëra korsi e rrugës e cila dërgon në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, është e hapur që nga mëngjesi.
Ndërkohë, kamionët që janë të vendosur aty nga qytetarët serbë, tashmë janë ndezur dhe pritet në çdo moment nisja e largimit të tyre.
Forca të KFOR-it janë shtuar në dy pikë kalimet kufitare dhe ata janë në vazhdimësi duke u koordinuar me Njësinë Speciale të Kosovës dhe protestuesit serb për zhbllokimin e tyre.
Tashmë disa kamionë kanë vazhduar lëvizjen drejt pikës kufitare në Jarinjë.
{gallery}
? Kamionët e mëdhenjë shkojnë në drejtim të Serbisë pas lirimit të rrugës? Kamionët e mëdhenj shkojnë në drejtim të Serbisë pas lirimit të rrugës Lajmet, Foto dhe videot nga Jarinja i gjeni këtu: ? https://bit.ly/3uwvVft
Posted by Koha.net on Saturday, October 2, 2021
Jarinje, 2.10.2021 - KFOR-i patrullon, Njësitë Speciale ende presin lirimin e rrugësPosted by Koha.net on Friday, October 1, 2021
Situata e qetë në Jarinje, kamionët ndizen para se të fillojnë lirimin e rrugës - 2.10.2021Situata e qetë në Jarinje, kamionët ndizen para se të fillojnë lirimin e rrugës - 2.10.2021
Posted by Koha.net on Friday, October 1, 2021
Njëri nga kamionët që u largua nga barrikadat në Jarinje, nuk kthehet prapa, por vazhdon drejtë kufirit me SerbinëNjëri nga kamionët që u largua nga barrikadat në Jarinje vazhdon drejt kufirit me Serbinë
Posted by Koha.net on Saturday, October 2, 2021