Arbëri

Një pjesë e Istogut dhe fshatrat përreth mbesin pa rrymë

llamba

Foto: Ilustrim

Një numër i caktuar i konsumatorëve në Istog dhe disa fshatrave përreth kanë mbetur pa energji elektrike, ka njoftuar KEDS-i. 

KEDS ka thënë se largpërçuesi Gurrakoci 35kv aktualisht është jashtë funksionit dhe se ekipet gjenden në terren. 

“Largpërçuesi Gurrakoci 35kV aktualisht është jashtë funksionit, shkaku i një prishjeje, duke afektuar një numër të caktuar të konsumatorëve të Istogut dhe disa fshatrave përreth. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren për të eliminuar prishjen dhe besojmë shumë shpejt do të kthehet në funksion”, ka njoftuar KEDS në Facebook.