Arbëri

Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan

Arrestim - Policia e Kosovës

Të pandehurit E.H. i është caktuar masa e paraburgimit për veprën penale "dhunim", që dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 15 prill në Gjilan, ku i pandehuri e kishte keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën, ndonëse e ka ditur se ka qenë nën moshën 16-vjeçare.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i dyshuari veprën e ka kryer në shtëpinë e tij në Gjilan të miturën “edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16-vjeçe, ka kryer akt seksual me pëlqimin e saj”.

Vepra është kryer nga ora 20:00 deri në 21:00.

I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim për një muaj.