Një i mitur është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë gjatë së martës.
Sipas asaj që ka mësuar KOHA, i mituri u sulmua në hyrjen e një banese në “Rrugën B”.
KOHA ka kontaktuar me Policinë dhe posa të marrë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Në kryeqytet vazhdimisht raportohet për sulme nga qentë endacakë. Edhe pse ka pasur premtime, çështja e tyre ende ka mbetur e pazgjidhur.