Arbëri

Një fëmijë shqiptar mbytet në det në Greqi

Deti

Foto: Ilustrim

Një fëmijë me origjinë shqiptare ka humbur jetën të shtunën në Kretë të Greqisë, teksa po notonte në plazhin pranë shtëpisë ku jetonte, raporton mediumi grek “creta24”.

Siç raportohet, djali kishte ikur nga shtëpia dhe pak minuta pasi ishte larguar, u nxor pa ndjenja nga uji.

Një banor i zonës ka parë fëmijën në ujë dhe ka ngritur menjëherë alarmin. 

Fëmija ishte dërguar me autoambulancë në qendrën shëndetësore, por nuk ia kishte dalë të shpëtonte.