Arbëri

Nisin punimet në rrugën që do ta lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë

Kanë nisur punimet në rrugën “Jim Xhema”, e njohur edhe si “Rruga A”. Projekti do ta lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, duke e shkarkuar edhe ngarkesën e trafikut në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se faza e parë e punës do të përfundojë brenda 240 ditësh dhe do të kushtojë 8.4 milionë euro.

“Ky është një projekt madhor dhe më rëndësi shumë të madhe për këtë arsye e kemi edhe një dinamikë të përshpejtuar e kemi 1.5 kilometra ku do të fillojmë nga të dy anët edhe nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së re. Faza e parë përveç që i trajton rrugët i trajton edhe kanalizimet sidomos Kalabria e ka pasur një problem të madh me kanalizimet, dhe rrezikshmëritë do të minimizohen. Faza e parë do të kushton 8.4 milionë dhe kjo fazë pritet të përfundojë për 240 ditë”, ka thënë Rama.