Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.
Votat për deputetë mund t’i gjeni: KËTU
10 kandidatët më të votuar deri tash
Shtatë prej 10 personave më të votuar në listat e kandidatëve për deputetë dalin të jenë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nga procesimi i më shumë se 92 për qind e vendvotimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kandidati më i votuar me mbi 266 mijë vota.
Pas tij, i dyti është Glauk Konjufca, numri dy i VV-së, me 204 mijë e 599 vota.
Bedri Hamza, si kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, është personi i tretë më i votuar në Kosovë me 153 mijë e 789 vota.
Lumir Abdixhiku i LDK-së ka dalë personi i katërt më i votuar deri tash me 112 mijë e 474 vota.
Top-pesëshen e kompleton Faton Peci nga lista e VV-së me 99 mijë e 380 vota.
Tre ministrat Hekuran Murati i Financave, Albulena Haxhiu e Drejtësisë dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, kanë marrë më shumë vota se Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.
Donika Gërvalla-Scharwz kompleton top-dhjetëshen e njerëzve më të votuar deri tash.
- Albin Kurti (VV) - 266,798 vota
- Glauk Konjufca (VV) - 204,599 vota
- Bedri Hamza (PDK) - 153,789 vota
- Lumir Abdixhiku (LDK) - 112,474 vota
- Faton Peci (VV) - 99,380 vota
- Hekuran Murati (VV) - 97,193 vota
- Albulena Haxhiu (VV) - 92,029 vota
- Xhelal Sveçla (VV) - 87,975 vota
- Memli Krasniqi (PDK) - 87,288 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz (VV) - 81,862 vota
Procesohen edhe 2 për qind e vendvotimeve
Ka shkuar në 92.58 përqindja e vendvotimeve të procesuara nga numërimi i votave për kandidatët nëpër qendrat komunale të numërimit.
Nga ky numërim Lëvizja Vetëvendosje ka 40.97 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka 22.47 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.14 për qind të votave dhe koalicioni AAK-Nisma 7.44 për qind.
Sa i përket kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti i LVV-së ka 266 mijë e 798 vota deri tash, Bedri Hamza i PDK-së 153 mijë e 789, Lumir Abdixhiku i LDK-së 112 mijë e 474 dhe Ramush Haradinaj i koalicionit AAK-Nisma 38 mijë e 346 vota.
Me përqindjet aktuale në këtë numërim, VV-ja do t’i ketë 47 ulëse, PDK-ja 26, LDK-ja 19 dhe AAK-Nisma 8.

Konjufca tejkalon numrin e 200.000 votave
Numrit dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i janë shtuar edhe 5.463 vota pas numërimit të 92.58 për qind të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave të enjten. Konjufca, që ishte i dyti në listën e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja, deri më tani i ka 204.599 vota.
I pari për kah numri i votave në këtë listë është kandidati për kryeministër, Albin Kurti. Deri më tani ai i ka 266.798 vota.
Ende s’janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Këta janë kandidatët më të votuar te koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët
Ramush Haradinaj prin me vota te koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, me 37752 vota, kur janë procesuar 90.41 për qind të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
I dyti në listë është Fatmir Limaj me 22 mijë e 207 vota, ndërsa i treti Daut Haradinaj me 21 mijë e 796.
Time Kadrijaj është e katërta me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972. Arbëreshë Krasniqi ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10611 vota, ndërsa Veseli Krasniqi 10 mijë e 407.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka marrë 9757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9439. Gani Bajraktari i ka marrë 8970 vota, Arbër Tolaj 8520, Albana Bytyqi 8398, Endrit Shala 8229 dhe Besnik Tahiri 8006.
Sipas rezultateve nga QKN-ja pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, koalicioni ka 7.52 për qind të votave.
Rezultatet nga QKN-ja mund t'i shihni këtu.

Kica-Xhelili e Bajrami pas Abdixhikut në listën më të votuar të LDK-së
Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami kanë marrë mbi 40 mijë vota si kandidate për deputete të Lidhjes Demokratike dhe janë renditur vetëm pas numrit një të listës, Lumir Abdixhiku.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 90.41 për qind të vendvotimeve, Abdixhiku ka marrë 109.202 vota, Kica-Xhelili 44.738 dhe Bajrami 41.796.
Rezultat pozitiv ka shënuar edhe Kujtim Shala me 37.886 vota, ndërsa edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka marrë 30.932 vota.
Në vendin e gjashtë është Anton Quni me 27.292 vota, ndjekur nga Lutfi Haziri me 27.260 vota, Jehona Lushaku me 22.122, Armend Zemaj me 19.341 dhe dhjetëshja përmbyllet me Imri Ahmetajn që ka marrë 18.397 vota.
Deputete pritet të bëhet edhe Marigona Geci që ka marrë 16.734 vota. Pas saj vjen Besian Mustafa me 15.905 vota, Ekrem Hyseni me 15.891, Fadil Hadërgjonaj me 15.638, Gazmend Muhaxheri me 15.300, Shkëmb Manaj me 13.760, Arben Gashi me 13.719, Krenar Xhaferi me 13.668, Paris Guri me 13.561 e Serbeze Muçaj me 12.900.
Sipas rezultateve preliminare, LDK-ja pritet t'i ketë 20 deputetë.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Votat për deputetë mund t’i gjeni: KËTU
Kandidatët më të votuar të PDK-së
Bazuar në rezultatet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka marrë më së shumti vota, ose 150 mijë e 294 vota.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë 85 mijë e 293 vota. Krasniqi pasohet nga Uran Ismaili, i cili ka marrë gjithsej 37 mijë e 17 vota.
Pas tij renditet nënkryetarja Vlora Çitaku e cila ka marrë 34 mijë e 805 vota.
Sala Jashari ka marrë 32 mijë e 52 vota, Enver Hoxhaj, 28 mijë e 497, Perparim Gruda 27 mijë e 4 vota e Jakup Nura 26 mijë e 635.
Deputetja e legjislaturës së kaluar ka marrë Ganimete Musliu ka marrë 26 mijë 293.
Pas saj renditen Rrahman Rama i cili ka marrë 25 mijë e 532 vota, Nait Hasani që ka marrë 24 mijë e 162, Mërgim Lushtaku 23 mijë e 795, Artan Behrami 23 mijë e 241, Elmi Reçica 23 mijë e 163 dhe Ferat Shala që ka marrë 22 mijë e 984 vota.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, PDK-ja do të ketë 25 deputetë.

Rezultatet e plota këtu
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Dhjetëshja më e votuar e VV-së
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë më së shumti vota, sipas rezultateve të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve.
259,532 vota i ka marrë Kurti. Pas tij, i dyti si më i votuari nga lista e LVV-së ka dalë Glauk Konjufca me 199,136 vota, e i treti si më i votuari është Faton Peci me 96,849.
Pas tyre në dhjetëshen më të votuar hyjnë: Hekuran Murati me 94,531; Albulena Haxhiu 89,601; Xhelal Sveçla 85,632; Donika Gërvalla 79,691; Avni Dehari 68,735; Mimoza Kusari 61,945; Arben Vitia 48,760.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja do të ketë 47 deputetë.
Me këto rezultate, në 47 emrat hyjnë edhe: Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrulla Çeku, Jeta Statovci, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Adelina Grainca, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu, Haxhi Avdyli, Nezir Kraki, Arbër Rexhaj, Valon Hoti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Dimal Basha, Halil Thaçi, Fjolla Ujkani, Arbërie Nagavci, Labinotë Demi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Bajram Mavriqi, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Drita Pajaziti, Ilir Kërçeli, Artan Abrashi, Agron Dobruna.

Rezultatet e plota shihni KËTU