Përditësim 12:18 -Ka nisur hyrja e mallrave serbe në Kosovë, një ditë pasi Qeveria ndryshoi masën nga “ndalimi” në “kontroll të shtuar”. Ekipi i KOHËS nga pikëkalimi kufitar në Merdar ka raportuar se kamioni i parë është shoqëruar nga policia dhe një ekip i doganës.
Në Merdar ende s’kanë hyrë mallra serbe
Në pikën kufitare në Merdar ende nuk kanë filluar të hyjnë maunet me produkte serbe, pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta ndryshojë masën e sigurisë nga “ndalimi” në “kontroll të shtuar”.
Ndryshimi vlen vetëm për kufirin në Merdar. Megjithatë, KOHA ka mësuar jozyrtarisht se maunet do të lejohen të hyjnë në Kosovë nga mesdita.
Me të kaluar kufirin, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve në terminalin doganor.
VIDEO: Merdari sot
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.