Ka nisur gjykimi në mungesë për zhdukjen e mjekut Hafir Shala.
Në këtë rast në mungesë po gjykohet Slavisha Filiq, si pjesëtar i sigurimit shtetëror Serbisë.
Që nga 10 prilli 1998 mjeku Hafir Shala është i zhdukur.
"Ekziston dyshimi bazuar mirë, se pandehuri Sllavisha Filiq në cilësinë personit zyrtar, pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë të këtij shërbimi, deri më tani të panjohur për organet e ndjekjes, me datë 10/04/1998 derisa viktima Hafir Shala, mjek me profesion, po udhëtonte me veturë private nga GIlogoci për në Prishtinë së bashku edhe me dy persona tjerë, përkatësisht Hetem Sinanin dhe Shaban Hazirajn, me të arritur në udhëkryqin e Sllatinës, afër aeroportit të Prishtinës, të njëjtit janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të Policisë Serbe dhe Sigurimit Shtetëror të Serbisë, në mesin e të cilëve ishte edhe pandehuri Slavisha Filiq, në atë mënyrë që pasi ishin ndaluar, fillimisht ishin legjitimuar nga ana e policisë pastaj Dr. Hafir Shala ishte marrë nga i pandehuri Sllavisha Filiq dhe dy të dyshuarit tjerë - të tre të veshur me rroba civile, i njëjti ishte futur në veturën ‘Opel’, të tipit ‘Frontera’, me targa të regjistrimit PR-986-16, të cilën e drejtonte i pandehuri SIlavisha Filiq dhe ishte dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë", thuhet në dispozitivin e aktakuzës.