Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Ministrja Albulena Haxhiu ka theksuar se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.
Ajo bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për dhunën me bazë gjinore, kanë bashkëbiseduar me nxënësit shkollës "Ahmet Gashi".
Ajo ka deklaruar se deri më 10 dhjetor do të organizohen me qindra aktivitete.
"Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje", ka deklaruar ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo ka kërkuar nga nxënësit që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”./KP