Arbëri

Nimani i AAK/Nismës: Luksi qeveritar, si i asnjë qeverie tjetër

Artan Nimani

Kandidati për deputet nga koalicion AAK/Nisma, Artan Nimani, ka kërkuar që të ndalet “luksi qeveritar”, në mënyrë që sipas tij, buxheti të rishikohet dhe të ketë mundësi që të ndërtohen 70 çerdhe brenda katër viteve të ardhshme.

Ai ka thënë të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se luksi dhe shpenzimet e tepruara nga qeveria aktuale në dreka dhe darka zyrtare e kanë kaluar shifra marramendëse.

“Do të rishikohet buxheti dhe ka hapësira të bëhen, vetëm nëse përjashtohet luksi qeveritar, që e ka kapur shifrën prej 88 milionë eurove. 7 milionë e gjysmë dreka zyrtare është diçka që nuk më asocion me asnjë qeveri tjetër...Sikur të ishim qeveri e Kinës ose e SHBA-së”, ka deklaruar Nimani.

Ai ka shtuar se koalicioni AAK/Nisma e ka analizuar se për katër vjetët e ardhshme secila komunë e madhe do t’i ketë kah 5 çerdhe të ndërtuara.