Përveç në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, pasditen e së shtunës pritje të gjata janë krijuar edhe në pika të tjera kufitare.
Në mëngjes sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e pritje kishte vetëm në Merdar e te Dheu i Bardhë, por pasdite pritje më të gjata ka në pikëkalimin në Jarinje.
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jarinja janë gati dy orë. Te Dheu i Bardhë një orë e në Merdar mbi një orë.
Në pikëkalimin në Muçibabë po ashtu ka ngarkesë, me rreth gjysmë ore.

