Arbëri

Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet përshkallëzim

protesta

Foto: Driton Paçarada

Grupi protestues “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës të shtunën, 19 prill, në kohën kur edhe pritet të mbahet seanca konstituive.

Përfaqësuesit e këtij grupi kanë bërë thirrje publike që qytetarët të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së tarifës së energjisë elektrike. Në një konferencë për media, ata thanë se do t’u bëjnë thirrje deputetëve të zgjedhur të 9 shkurtit që sapo të konstituohet Kuvendit, të thirret ZRRE-ja për raportim në Komisionin për Energji.

Ata edhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në rast se nuk tërhiqet vendimi për shtrenjtimin e energjisë eklektike. 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë  gjatë kësaj jave e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.