Arbëri

Nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Mbledhja e KQZ-së

Mbledhja e KQZ-së

Foto: Driton Paçarada

Gati pesë javë pas ditës së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Shpallja e rezultateve do të jetë në rend dite në mbledhjen e së shtunës (15 mars).

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka njoftuar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga rezultatet e deritashme Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.27 për qind të votave, si partia më e madhe në vend. Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 20.96 për qind. Lidhja Demokratike e treta me 18.28 për qind, ndërsa Koalicioni AAK-Nisma i katërti me 7.07 për qind.