Arbëri

Nesër nga ora 3 pasdite mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë - Dollc

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ilustrim

Të premten, 27 dhjetor, do të ndërprehet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës. 

Ndërprerja e qarkullimit bëhet sepse do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga njëra anë e zgjerimit të rrugës. 

“Ju njoftojmë që ditën e premte  me datën 27.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6  i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.