Të enjten do të mbyllet për qarkullim segmenti Kijevë – Dollc i rrugës Prishtinë – Pejë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, ndërsa do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin e hapjen e rrugës”, u tha nga Ministria.