Arbëri

Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski

Foto: Driton Paçarada

Janë nënshkruar marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pas mbledhjeve që kanë zhvilluar qeveritë e dy vendeve të hënën në Prishtinë. 

Janë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelala Sveçla, me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Pance Taskovski nënshkruan protokolli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.

Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet ministrive të Ekonomisë, ku dy ministret Artane Rizvanolli e homologia e saj maqedonase vunë nënshkrimet  e tyre në memorandumin për sektorin e energjisë.

Po ashtu, memorandum u nënshkrua edhe mes ministres së arsimit Arbërie Nagavci nga Kosova e Vesna Janevska nga Maqedonia e Veriut. 

Këto marrëveshje u nënshkruan në prani edhe të dy kryeministrave atij të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti me Hristijan Mickoskin

Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë - Maqedoni e Veriut

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë. ...