Arbëri

Nëna e Faton Hajrizit e identifikon trupin

Vetura me te cilen u bart trupi i pajete i Faton Hajrizit

Vetura me të cilën u bart trupi i pajetë i Faton Hajrizit (FOTO: KOHA)

Foto: KOHA

Nëna e Faton Hajrizit e ka identifikuar trupin që u soll nga Serbia në orët e para të së premtes si djalin e saj. Autopsia e trupit do të bëhet në orën 13:00 sot. 

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, po ashtu ka konfirmuar më pas se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faron Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar…Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në bazë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, tha Thaçi.

Të premten herët në pikën kufitare në Merdar ishin mbledhur familjarë e shokë të Hajrizit derisa kufoma po bartej për në Kosovë. 

Hajrizi raportohet se u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.