Më 18 janar Elza Ujkani ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës në “Arbëri”.
E 4 muaj më vonë, në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës, më 24 maj këshilltarët komunalë do të votojnë për të ndarë para për të lënduarën e këtij rasti.
Në vend të kompensimit për dëmin, i cili zakonisht ka ardhur pas procedurave gjyqësore, komunarët kanë propozuar që të subvencionojnë Ujkanin.
Shuma e diskutuar është 30 mijë euro.
