Arbëri

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit, Kurti lavdërohet me 10 të arritura

Mbledhja e Qeverisë

Foto: Alban Bujari

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për këtë vit, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar 10 të arriturat kryesore të këtij viti, 

Si arritje të parë Kurti ka përmendur liberalizmin e vizave si dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga dy vende mosnjohëse, Spanja dhe Armenia.

Të dytën e ka përmendur fillimin e regjistrimit dhe inkasimit të energjisë elektrike më katër komunat në veri e konvertimin e patentë shoferëve. 

Si arritjet të tretë Kurti e ka përmendur inaugurimin e bursës ALPEX. 

Sipas tij këtë vit shëndetësia publike është bërë më e mirë, më e lirë dhe më shumë shërbime.

Si të arritur e ka përmendur edhe rritjen e pensioneve prej 20 për qind.

Kurti ka thënë se këtë vit janë dyfishuar dhe trefishuar shtesat për fëmijë. 

“Pas 13 vjetëve kemi pagë të re minimale e cila është më shumë se dyfish më e lartë”, ka qene e arritura tjetër e përmendur nga Kurti.

Kryeministri ka përmendur si të arritur edhe funksionalizimin e Institutin për krimet e kryera gjatë luftës. 

Kurti ka thënë se e arritur është edhe përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë të dhjetën në listën e arritjeve ai e ka përmendur nënshkrimin e kontratës për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.