Arbëri

“Ndërveprimi i domosdoshëm me aleatët”, Vengu flet pas takimit me Kurtin

Vengu - Kurti

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka qëndruar të premten në Kosovë për, siç tha ai, “të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët”.

Me kryeministrin Albin Kurti, Vengu ka thënë se foli për bashkëpunimin dhe investimet në fushën e mbrojtjes e sigurisë. 

“Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram.


Ministri shqiptar i Mbrojtjes shkon te Kurti

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, të premten po qëndron në Kosovë.

Ai vizitën e ka nisur në Qeverinë e Kosovës, ku është parë duke hyrë në objekt në mëngjes.

Vizita e tij ishte paralajmëruar për sot. Takimet e tij kanë filluar në Qeveri nga 8:30 e më pas në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, me ministrin Ejup Maqedonci në orën 10:00.

Pritet të ketë edhe deklarata për media.