Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të shtunën se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik.
Ky mbikalim është me konstruksion metalik.
“Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Në shumë raste qytetarët kanë kaluar këtë rrugë duke rrezikuar pavarësisht trafikut të ngjeshur në këtë rrugë nacionale.