Arbëri

Ndërpriten hetimet ndaj Sylejman Selimit në Hagë

Sylejman Selimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndërprerë hetimet ndaj gjeneralit Sylejman Selimi në Hagë.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i Selimit, Artan Qerkini, i cili e ka cilësuar këtë si triumf të klientit të tij. 

“Me krenari ju njoftojmë se klienti ynë Gjenerali Sylejman Selimi triumfon në Hagë—ZPS ndërpret hetimet ndaj tij! Ky rezultat është një fakt shtesë mbi pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe njëherësh fryt i përfaqësimit të shkëlqyer, strategjisë së menduar thellë dhe mbrojtjes së palëkundur nga avokati Artan Qerkini nga avokatura Sejdiu & Qerkini. Drejtësia mund të vonojë, por kur mbrohet me përkushtim, ajo fiton”, ka shkruar Qerkini në Facebook. 

Derisa ka dëshmuar në Hagë, Selimi ka thënë se pa Adem Jasharin nuk do të kishte UÇK.