Arbëri

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës ndalohet në Serbi

Një polic i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është ndaluar në mëngjesin e së enjtes në Serbi, duke kaluar transit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai është mbajtur për disa orë para se të lirohej.

KOHA ka mësuar në bëhet fjalë për policin me inicialet A.A. Me të marrë vesh informatën, KOHA ka dërguar pyetje në Polici për rastin. Policia ka konfirmuar se ai është ndaluar pa arsye, ndërsa është liruar pas disa orësh mbajtjeje.

Policia ka konfirmuar se ai është ndaluar pa arsye, ndërsa është liruar pas disa orësh mbajtjeje.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se zyrtari policor i cili ka qenë duke kaluar transit nëpër Serbi, i njëjti pa ndonjë arsye është ndaluar në orët e mëngjesit, ku është mbajtur për disa orë, për t’u liruar në orët e pasdites, ku rreth orë 17:00, ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.