Krerët pjesëmarrës në samitin e NATO-s në Washington kanë lëshuar deklaratën e përbashkët në të cilën është përfshirë edhe Ballkani Perëndimor.
NATO ka theksuar në këtë deklaratë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi strategjike për aleancën, ndërsa ka shtuar se mbetet “fuqishëm e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tyre”.
“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale dhe kundër ndikimit malinj, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik, dhe ne presim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa, thuhet më tej se mbetet e përkushtuar me angazhimin e KFOR-it në Kosovë.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in të udhëhequr nga NATO. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme ndaj përpjekjeve rajonale të aleatëve që synojnë ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe lirisë së lundrimit në rajonin e Detit të Zi...”, thuhet në deklaratë.
Krerët janë dakorduar se do rrisin vëmendjen për situatën me fokus në siguri.
“NATO mbështet aspiratat euroatlantike të vendeve të interesuara në këtë rajon”.