Arbëri

Nagavci: Vetëlëndimi i vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga TikToku

Arberie Nagavci

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Arsimit njoftoi se iu është drejtuar komunave të Kosovës për t'ua rikujtuar zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim që ata të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme.

MASHTI njoftoi se ky reagim vjen pas rasteve të vetëlëndimit të vajzave të mitura “si pasojë e ndikimit nga platforma TikTok”.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë e ndikimit nga platforma Tik-Tok, u është drejtuar sot përmes një shkrese të gjitha komunave të Republikës së Kosovës për t’ua rikujtuar domosdoshmërinë për zbatimin të politikave të mbrojtjes së fëmijës, në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre. MAShTI si hartuese e politikave ka bashkëvepruar me instancat tjera në fazën e hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të akteve nënligjore që derivojnë nga ky ligj”, thuhet në njoftimin e ministrisë së udhëhiqet nga Arbërie Nagavci.

Ministria ka njoftuar se po mban seanca informuese nëpër komuna në lidhje me Politikën për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniverstar, si dokument që synon të hartojë edukimin për mbrojtje.

Për mbrojtjen e fëmijëve ka reaguar ditë më parë edhe ministrja Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.